Tifozët e Manchester Unitedin kanë humbur durimin në Jose Mourinhon. Pas barazimit 0:0 me Burnley, tifozët e ‘Djajve të Kuq’ kanë humbur durimin dhe nuk e duan më Jose Mourinhon në ‘Old Trafford’, shkruajnë mediat britanike, përcjell Gazeta Express.
Sipas mediave britanike, tifozët e ‘Djajve të Kuq’ kanë bërë gati një baner “Jashtë Mourinho”, i cili pritet të fluturojë mbi ‘Old Trafford’ në ndeshjen e radhës.
Grupi, i cili thërrasin “Largojeni Mourinhon’, ka kërkuar për donacione për banerin pas ndeshjes që United e zhvilloi ka gola të shtunën kundër Burnley.Tifozët mendojnë se ky United është më i dobët se Unitedi i Van Gaal e David Moyes, citohet ”Express”. (b.an)