Me shpalljen e mbajtjes së referendumit në Greqi për të vendosur në lidhje me marrëveshjen me kreditorët, situata në shtetin helen duket se do të përkeqësohet me shpëjtësi ndoshta duke e parë atë jashtë Eurozonës. Është kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijssebloem i cili në fjalën e tij deklaroi se është padrejtësi që populli të çohet drejt referendumit
Duke folur në përfundim të mbledhjes së Eurogrupit për Greqinë në Bruksel, Dijssebloem theksoi se nëse ata i thonë “PO” referendumit, do jetë e vështirë që të zbatohet ky program, duke shtuar se situata në shtetin helen do të përkeqësohet me shpejtësi.
“Pyetje e vështirë të pyesësh grekët. Është e padrejtë të çohet populli në referendum. Nëse ata thonë ‘po’, vështirë që të zbatohet programi i cili mbaron ditën e martë. Me jemi të angazhuar që të miratojmë kredibilitetin e Eurozonës.” pohoi Jeroen Dijssebloem.
Sakaq, kjo mbledhje do të vazhdojë pa prezencën e përfaqësuesve grek.