Kanë kaluar disa ditë nga arratisja e 3 shqiptarë nga burgu italian i Rebibia-s dhe për çështjen në fjalë ka folur edhe Ministri i Brendshëm Italian Anxhelino Alfano.
“Historitë e fundit na tregojnë se arratisjet kanë përfunduar keq për të burgosurit. Jam i bindur se edhe për këtë rast kështu do jetë”, theksoi ai.
Ministri nuk përjashtoi mundësinë që Tesi Basho, Mikel Hasanbelli dhe Ilir Pere të jenë ndihmuar nga ndonjë bashkpunëtor.
“Brenda qendrave të ndalimit punon policia e burgjeve dhe ministri Orlando po menaxhon situatën shumë mirë”, nënvizoi Alfano.
Sipas tij nuk ka asgjë për tu shqetësuar për arratisjen. Por mediat i përshkruajnë tre shqiptarët si shumë të rrezikshëm dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.