Dashi
Nëse jeni në çift, bashkëpunimi do ju japë forcë të kaloni çdo pengesë. Gjatë kësaj dite parashikohen momente të ëmbla. Ndërsa ata që janë vetëm mund të kenë momente të trishtuara. E rëndësishme është që të shijoni momentin. Mbani parasysh se një histori dashurie që mbaron është edhe një derë që hapet për të ardhmen. Në punë do paraqiten mundësi të mira. Kontributi i një kolegu do i japë shtysë një projekti të ri.
Demi
Dita e parë e javës do ju përballë me një sërë problematikash, ku secila prej tyre do nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën. Lëreni mënjanë stresin, pasi yjet në pjesën më të madhe të rasteve do jenë në anën tuaj duke ju ndihmuar të përballoni çdo pengesë.
Binjakët
Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të ketë rol mbrojtës, ndaj mos u frikësoni. Megjithatë disa prej të lindurve të kësaj shenje mund të jenë në qendër të një debati familjar. Mundohuni të veproni me maturi, në mënyrë që të mos e tensiononi situatën.
Gaforrja
Pozitiviteti që do të shoqërojë nisjen e kësaj dite me kalimin e orëve do të zhduket. Nëse në mëngjes pozitiviteti dhe lumturia janë në kulm, gjatë pasdites do të përgjysmohet. Në këtë pjesë të ditës këshillohet që të përdorni kreativitetin tuaj.
Luani
Parashikohet një ditë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme për ju. Planet tuaja nuk do të ecin siç duhet. Dita e parë e muajit nuk do të jetë aspak e favorshme, ndërsa vetëm në 2 dhe 3 nëntor do të shënohen përmirësime.
Virgjëresha
Parashikimi për të hënën e tregon qartë se nuk do jetë një ditë e mirë. Neptuni dhe Venusi në shenjën tuaj, nuk kanë aspak ndikim pozitiv. Dikush mund të fusë hundët në punët tuaja dhe t’ua prishë ato.
Peshorja
Dita do të jetë përgjithësisht pozitive, ndaj mos i lini pas dore gjërat që keni planifikuar. Në punë mund të keni ulje- ngritje për shkak të një kolegu ziliqar. Merrni masa që t’i tregoni vendin.
Akrepi
Të lindurit në këtë shenjë janë më të favorizuarit e ditës, si në punë, dashuri dhe shëndet. Mos kini frikë të guxoni, madje edhe të gaboni. Horoskopi ju këshillon të mos hiqni dorë nga gjërat që i keni përzemër.
Shigjetari
Pozitiviteti do të dominojë gjithë ditën, sidomos në fushën e ndjenjave. Ndërkohë Saturni i cili do të shfaqet në shenjën tuaj do të turbullojë disi ujërat. Bëni kujdes lidhur me një çështje delikate, për të cilën kërkohet të veproni me maturi.
Bricjapi
Kjo e hënë do jetë e mbushur me ulje- ngritje. Plutoni dhe Marsi do të ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në sferën profesionale. Do të dini si të përballoni çdo moment dhe do reagoni atëherë kur duhet.
Ujori
Parashikohet një ditë mjaft pozitive dhe në harmoni të plotë me familjen. Do të largoni tensionet e akumuluara në të kaluarën dhe do ecni përpara. Mundohuni të shprehni vendosmëri në çdo gjë që bëni, edhe në rastet kur do të përballeni me një përgjigje negative.
Peshqit
Dita do të nisë e mirë qysh në mëngjes. Horoskopi parashikon një ditë të mirë sa i takon raportit në çift. Shmangni çdo debat dhe telash duke kaluar një ditë mjaft pozitive.