Të mirëmbash një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim kërkon kohë dhe një kujdes të mirë. Ju mund të provoni të përdorni disa përbërës të thjeshtë në rutinën tuaj të përditshme të pastrimit të lëkurës dhe do të ndjeheni shumë mirë. Një nga këta përbërës është uthulla e mollës, e cila përveç se e njohur për përfitimet shëndetësore është konsideruar edhe si një trajtim efektiv për probleme të ndryshme të lëkurës.
Uthulla e mollës ndihmon për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore, që nga më të zakonshmet, si lemza deri tek kanceri, shkruan Shije. Ajo përdoret edhe për trajtimin e të ftohurit, problemeve të zemrës, nivelet e larta të kolesterolit, diabetit etj.
Por ky përbërës është shumë ndihmës edhe për trajtimin e problemeve të lëkurës, si aknet dhe puçrrat. Ja si ta përdorni uthullën e mollës për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës dhe të trajtoni aknet.
Përbërësit:
15 ml uthull molle
1 aspirinë (e shtypur)
90 ml ujë mineral
Përgatitja:
Derdhim uthullën e mollës dhe ujin mineral në një enë dhe e përziejmë mirë. Pastaj shtojmë aspirinën e shtypur dhe i përziejmë përsëri. Aplikojmë këtë përzierje në zonat e prekura, si në shenjat e akneve, poret e zgjeruar dhe pjesët e ashprra të lëkurës.
Përfitimet e kësaj përzierjeje
Heq lëkurën e vdekur të lëkurës
Shenjat e akneve nuk do të jenë më të dukshme
Lëkura juaj do të jetë e butë
Ky trajtim duhet të përsëritet çdo ditë me qëllim që të arrini rezultatet që prisni.