Jeni zgjuar herët, keni bërë ushtrime dhe tani mund ta jetoni pjesën tjetër të ditës pa u ndjerë fajtorë, apo jo? Në fakt, e keni gabim.
Ajo çfarë bëni pas stërvitjes është po aq e rëndësishme se çfarë bëni në palestër, dhe nëse nuk veproni siç duhet mund të shkatërroni të gjithë punën e lodhshme.
Një nga trajnerët më të mirë në Nju Jork, Julius Jamison, tha se ekzistojnë pesë gabime të mëdha që njerëzit bëjnë shumicën e kohës.
Ai u shpreh për “Well And Good” : “Duke filluar nga ushqimet që hamë deri te sasia e pushimit që ne bëjmë, vendimet që marrim pas ushtrimeve ndikojnë në mënyrën se si trupi jonë rikuperohet, riparohet dhe madje rritet”.
Ja cilat janë gjërat që po ju shkatërrojnë stërvitjen:
1-Nuk pini ujë mjaftueshëm
2-Qëndroni ulur dhe pa lëvizur pjesën tjetër të ditës
3-Nuk flini gjumë mjaftueshëm
4-Hani ushqime me yndyrna dhe karbohidrate
5-Nuk bëni stretching
/Oranews/a.k