Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë prej një kohe të gjatë duke shijuar marrëdhënien e tyre dhe me sa duket, ajo i qëndron në çdo moment pranë, duke mos e lënë asnjëherë vetëm, si në momente suksesi, edhe në momente sikleti.
Ata janë filmuar ditën e sotme ndërsa kanë qenë në avion duke udhëtuar nga Dusseldorfi i Gjermanisë për në aeroportin e Prishtinës.
Si gjithë njerëzit e tjerë kanë zgjedhur një avion të linjës, jo një çarter, siç mund të mendojnë disa dhe kanë zënë vend pranë njëri-tjetrit.
Ndoshta të lodhur nga koncerti i një nate më parë, i ka zënë gjumi në sediljet e avionit e kanë dremitur. E quajmë një moment të sikletshëm këtë, duke marrë parasysh se nuk është aspak komode fjetja në të tilla kushte.
Por prapë Marina nuk e largon kokën nga ai, edhe pse lodhja i ka kapluar të dy. Duken vërtetë shumë të dashuruar, raporton Jeta osh Qejf.