“Të gjitha pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak për t’i hipotekuar ato”, kështu deklaroi sot kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj, gjatë inagurimit të rikualifikimit të rrugës “Shefqet Musaraj”. Sipas tij, mjafton një kërkesë e banorëve dhe e administratorit të pallatit, që bashkisë të vijë të bëjë vlerësimin, kolaudimin dhe pastaj të japim dokumentacionin që këto shtëpi të hipotekohen. “Falë këtij vendimi përfitojnë 30% e mijëra pallateve dhe ndërtesave në Tiranë”, tha Veliaj. Ai theksoi se kjo është një mënyrë sesi këto familje këtë pasuri ta kthejnë në një kolateral me anë të të cilit mund të aksesojnë tregun imobiliar për mirëqenien e familjeve të tyre.
MA.ME