Italia është zgjuar sërish e tmerruar sot në mëngjes për shkak të një termet tjetër të fuqishëm. Mësohet se toka është lëkundur fort dhe gjatë në Italinë Qendrore në orën 07:41 të ditës së sotme. Një tërmet shumë i fuqishëm prej 6.1 ballësh i cili u ndje madje edhe në Romë.
Shtypi italian informon se toka u lëkund për disa sekonda dhe epiqendra e tërmetit të ri është identifikuar në Norcia, por është ndjerë në gjithë Umbrian dhe në krahinen e Marchies.
Sipas sizmografëve tërmeti kishte një magnitudë 6.1 dhe një thellësi prej 10 kilometrash. Nëse këto shifra rezultojnë të sakta, kjo do të ishte goditja më intensive e tërmetit, edhe më e fortë se tërmeti prej 6 ballesh që shkatërroi Amatricen dhe Accumulin. Nuk ka ende njoftime për viktima, por popullsia ka dalë rrugëve dhe ka panik të përgjithshëm.