Piloti italian Valentino Rossi me Yamaha ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Holandës, zhvilluar në pistën e Assen, duke mundur në duelin final kampionin e botës në fuqi Marc Marquez me Honda.
Një finish dramatik dhe emocionues, me një kontakt mes dy pilotëve në kthesën e fundit. Rossi pret shkurt dhe kalon i pari vijën e finishit, ndërsa Marquez i dyti. Në vendin e tretë u rendit spanjoll tjetër i Yamaha, Jorge Lorenzo.
Gara u dominua nga Rossi, që e nisi atë nga vendi i parë dhe u udhëhoqi gjatë shumicës së kohës. Për disa xhiro ai ia la vendin e parë Marquez, i vetmi që e ndoqi gjatë garës, pasi Lorenzo ishte i shkëputur nga dy të parët.
Praktikisht, gara për fitore ishte mes italianit dhe spanjollit, që dueluan “rrotë më rrotë” për fitore, por në fund ai që festoi në podium ishte Rossi.