Një skaf 12 metra i gjatë me në bord 3 shtetas të huaj është kapur nga Policia e Sarandës. Ky skaf është ndjekur nga dy mjete të shpejta të policisë kufitare dhe është arritur të kapet afër zonës së Kakomesë.
Policia po vazhdon kontrollet me shumë forca nga toka pasi dyshohet se skafi ka ardhur për të transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria për Greqi. Tre shtetasit që ndodheshin në bord janë turq raporton BW. Ky është rasti i dytë brenda muajit tetor që Policia Kufitare bllokon mjete dhe shtetas të huaj të cilët vijnë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, skafi i ndaluar ditën e sotme ka tentuar disa herë të ngarkojë lëndë narkotike gjatë këtij muaji, por për shkak të masave të marra e ka patur të pamundur.
Tre turqit e ndaluar do të procedohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, ndërsa mjeti i tyre lundrues është sekuestruar./a.m.