Bosi shqiptar i drogës, Bledi Sota është arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane, pasi i shpëtoi kësaj të fundit dy herë.
Ai po priste që të kalonte kufirin dhe të arratisej drejt Zvicrës. Emri i tij, për herë të parë është përmendur në operacionin “Kamarina Drugs1”, që u zhvillua më 1 mars të këtij viti shkruan Panorama. Por Sota arriti që t’i shpëtonte policisë në atë kohë. Më pas, operacioni i dytë u zhvillua më 22 tetor të këtij viti dhe Sota përsëri shpëtoi duke u fshehur në Breshia.
Mirëpo, pas 8 muajsh arrati, bosi i kokainës është kapur dhe bëhet i 21-ti person që arrestohet për bandën famëkeqe të Lombardisë.
Ai u arrestua në Milano teksa tentonte që të arratisej drejt Zvicrës./a.m.