Gjyqtari Guximtar Boçi martonte vajzën e tij të madhe ditën ku iu publikua audio-përgjimi dhe që dilte i përfshirë në një skandal seksual.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut ishte në faktin se për Kyetarin e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi po transmetohej një video ku pretendohej se ai kërkonte seks në këmbim të drejtësisë ndaj një qytetareje, ai kërcente në dasmë ku kishte mbledhur shoqërinë e tij dhe të vajzës.
Prokurorë, gjykatës e drejtues policie kanë qenë të ftuar në dasmën e së bijës së Bocit. JOQ ka publikuar sot disa foto nga momenti i dasmës së vajzës së gjyqtarit.
Në foto tregohet se pavarësisht faktit që videoja po transmetohej në televizion dhe shumë komente po bëheshin rresh saj, kryegjyqtari duket sesi po e shijon vërtetë ditën më të bukur të vajzës së tij.