Servet Sulko është një prej shumë pacientëve që kanë kryer koronarografinë falas. Ai rrëfen vuajtjet dhe pritjen e gjatë, derisa jeta e tij ndryshoi. Historia e Sulkos u shpërnda në facebook nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Postimi i ministrit:
Ja si ndryshoi jeta e Servet Sulkos pas Koronarografisë falas
Dëgjoni dëshminë e 65-vjeçarit nga Lushnja, një nga mijëra historitë njerëzore që flasin për ndryshimin rrënjësor që ka nisur tashmë në shëndetësinë tonë!
Një vit në listë pritjeje, por dhe mbi 4 mijë euro i duhej Servetit, për të kryer koronarografinë, të domosdoshme për të diagnostikuar sëmundjen e tij, në një prej spitaleve private të vendit.
Sot, falë koronarografisë të realizuar me sukses në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, si pjesë e paketave falas të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë me financim 100% nga qeveria në spitalet publike dhe private, jeta e Servetit u rikthye në normalitet.
Në 2 vite janë kryer me sukses 15,300 ndëryrje angiografie dhe angioplastike për kurimin falas të 12,100 pacientëve me sëmundje të zemër, përkundrejt, 3,710 procedurave të realizuara në dy vitet e fundit nga qeveria e mëparshme.
Ja si Rilindja rilind shpresën e njerëzve në nevojë!
/a.m.