Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë pasi mposhti 4:0 WBA’në. Në anën tjetër Manchester Unitedi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në ‘Old Trafford’ ndaj Burnley, duke barazuar 0:0.
Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, Manchester City i Pep Guardiolës ka gjetur rrugën drejt fitores. City mposhti në transfertë WBA’në 4:0 me golat e Sergio Aguero (19’ dhe 28’) si dhe Ilkay Guendogan (79’ dhe 90′).
Pas kësaj fitoreje City gjendet në vendin e parë në renditje me 23 pikë, aq sa ka edhe Arsenali.
Ndërkohë në ndeshjen ku United barazoi në shtëpi bdahj Burnley, Jose Mourinho u përjashtua pas protestave të vazhdueshme.
Pas këtij barazimi, ‘Djajtë e Kuq’ kanë grumbulluar 15 pikë dhe gjenden në vendin e tetë në renditje. /a.m.