Shënjestra e atentatit të ditës së premte (28 tetor 2016), Andi Mustafaraj ka dëshmuar ditën e sotme para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës.
Ai është marrë në pyetje në Spital, pasi gjendet ende i shtruar atje për shkak të plagëve të marra. Mustafaraj ka thënë para prokurorëve se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
Kështu, burime nga “Panorama.al” brenda organit hetimor thonë se Mustafaraj nuk i ka ndihmuar aspak hetuesit me dëshminë e tij.
Ai tha se nuk dyshonte te askënd dhe nuk e dinte motivin pse duhet ta vrisnin. “Isha kokëulur, sa kisha marrë kafenë dhe nuk e pash atë që më qëlloi, por vetëm pistoletën.
Nuk e kam patur mendjen fare, nuk pashë as mjetin e tij dhe askënd. Nuk kam konflikte me asnjëri”, tha Mustafaraj.
Me tej, ai ka pranuar se me Elton Çiçon, i ekzekutuar në një lokal në Tiranë pak kohë më parë, ka patur miqësi të ngushtë.