Policia Kufitare sekuestron 7 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në Portin e Vlorës.
Në pranga drejtuesi i mjetit, shtetasi Erjon Mamushi, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë është konstatuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Peugeot” me targë AA254PA, drejtuar nga shtetasi i mësipërm, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 7 kg (kilogram) e 200 gr (gram), e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me letër alumini dhe plasmas të tejdukshëm, fshehur në pjesën e poshtme të tranversave të dyerve të mjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, Erjon Mamushit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./a.m.