Aktori dhe regjizori i famshëm italian, fitues i çmimit Oscar Roberto Benigni u bë sot lajm kryesor në disa media. Jo për aktivitetin e tij artistik këtë herë.
Benigni tërhoqi vëmendjen pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, por e pësoi nga policia bashkiake e Romës e cila i bllokoi patentën.
Benigni parakaloi në mënyrë të gabuar një seri automjetesh, por u ndalua nga policia e cila nuk hezitoi t’i bllokojë patentën artistit të njohur.
Përpjekjet e tij për të vërtetuar të kundërtën rezultuan pa sukses, policët ishin të bindur për shkeljen./a.m.