Dy kompanitë automobilistike gjermane, nuk kanë pasur kurrë paqe mes vete dhe lufta duket se nuk do të mbarojë.
Pas betejës së fundit se nëse është më i mirë E63 AMG apo BMW 5, lufta vazhdon në një front tjetër.
Kësaj radhe është një veturë sedan, konceptin e së cilës e ka publikuar Mercedes.
AMG E63 S është një makinë kompakte, me një motor shumë të zhurmshëm si dhe me mundësinë ‘drift’ për lëvizje të shkathëta dhe të shpejta.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni këtë veturë teksa lëvizë nëpër rrugë, ndërsa pritet të shohim se cila është kundërpërgjigjja e BMW-së. /Telegrafi//a.k