Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, thekson se Qeveria e re e Maqedonisë do të shikojë interesin e shtetit dhe do të vendosë për votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.
Ai, siç ka thënë se vendimi , do të jetë ë interes të të gjithëve. “Mbetet që Qeveria të shikojë interesin shtetëror. Çdo vend niset nga interesat e veta dhe para së gjithash mbron interesat e veta e të qytetarëve të vet “, citon b92 të ketë thënë Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve si do të votojë Maqedonia për pranimin e Kosovës në UNESCO. (b.an)