Banorët e fshatit Portëz protestuan sot kundër ngritjes së një impianti për trajtimin e mbetjeve. Partia Demokratike akuzoi poolicinë se ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publlikoi një video që tregon sipas tij një rast flagrant të dhunës policore ushtruar sot ndaj banorëve të fshatit Portëz “ku Edi Rama ka vendosur të ndertojë një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që ka planifikuar të importojë me ligjin e mbetjeve”.
“Prostesta e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të fëmijeve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por e turpshme është dhe shpallja në kërkim policor të atyre që e filmuan dhunën e ushtruar sot.
Edi Rama mbyll sytë përpara tonelatave me drogë që kalojnë çdo ditë kufinjtë tanë dhe shpall në kërkim dy qytetarë që regjistruan me telefon dhune policore.
Edi Rama u jep mbrojtje kriminelëve dhe trafikantëve në kërkim ndërkombëtare dhe lëshon policinë për të dhunuar qytetarët dhe në ndjekje të dy qytetarëve që me guxim demaskuan sjelljen brej banditësh të forcave të policisë ndaj qytetarëve që nuk kërkojnë asnjë më shumë se sa të mbrojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Afera korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve është një nga arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave:, tha Alibeaj./a.m.