Shkëndija e Tetovës është duke kërkuar një trajner të ri, pas shkarkimit të Bruno Akrapoviç.
Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë për ta marrë drejtimin e ekipit nga Tetova. Me Josën bisedimet janë të konfirmuara.
Por, së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”. Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçencën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.
Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës, për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve./a.m.