Policia e Lushnjes ka prangosur një të ri, të akuzuar për shparndarje të heroinës në qytet. Sipas policisë i arrestuari është 30-vjeçari Erion Kurti, banues në lagjen “Loni Dhano”. Në momentin e arrestimit ai kishte me vete 4 doza heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
ma.me