Kryetari i ri i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati, ka thënë se me dënimin e grupit “Drenica II” dhe Gjykata Speciale, janë duke u munduar që t’i krahasojë çlirimtarët me kriminelët e Serbisë.
Ai ka thënë se në rrafshin e gjykimeve të padrejta, EULEX-i dhe Serbia janë të njëjta, transmeton Koha.net.
“Në gjykim janë të njëjta EULEX-i dhe Serbia. Kanë montuar raste. Ne kemi kërkuar që të hiqet EULEX-i nga Kosova, ne kemi gjykata dhe të mbetet në dorë të tyre”, ka thënë Ngucati, teksa ka shtuar se nuk ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, e ata që duhet dënuar shëtitën në Veri të Mitrovicës dhe Graçanicë. (b.an)