Fotografitë intime të këngëtares Adelina Ismaili me një person tjetër, të cilat i ishin konfiskuar në veturë Enver Sekiraçës në vitin 2006 nga Policia e Kosovës, nuk dihet ende se ku kanë mbetur, shkruan sot Koha Ditore. Javë më parë trupi gjykues, gjatë gjykimit që po zhvillohet kundër Sekiraçës, pati kërkuar nga Prokuroria që të zbulohej fati i këtyre fotografive.
Ato, nisur nga pretendimet e Prokurorisë dhe deklaratat e dëshmitarëve, ishin përdorur prej të akuzuarit për ta shantazhuar këngëtaren për vite me radhë. “Këto fotografi i janë kthyer të pandehurit dhe pastaj ai është liruar nga paraburgimi”, ka thënë prokurori, që është marrë me to.