Ky Lamborghini Aventador SV po bën xhiron në rrjetet sociale. Arsyeja? Makina me vlerë 450 mijë euro është gjobitur disa herë.
Kjo për shkak se pronari i makinës, Moosa Navsa, e parkonte automjetin në rrugë të ndryshme të Londrës, ku nuk lejohet parkimi.
“Më mirë të paguaj gjobën se sa të rrezikoj të ma gërvishtin në një parking publik”, tha ai.
Ndërkohë gjoba për parkim të gabuar kushton 35 paund në Angli.
oranews/a.k