Policia Financiare Italiane (GDF) njoftoi sot sekuestrimin e 385 kilogramëve kokainë të pastër me një vlerë prej 77 milionë eurosh në tregun e zi si dhe arrestimin e nëntë anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje konteniermbajtëse.
“Droga ndodhej në këtë anije që vinte nga Brazili dhe ishte drejtuar drejt portit të Xhoja Tauros, në Kalabri, në jug të Italisë”, sipas një komunikate të GDF-së.
Ajo ishte ambalazhuar në 17 çanta të papërshkrueshme nga uji të lidhura mes tyre nga shenjat që këta anëtarë të ekuipazhit, të gjithë me origjinë nga Kiribati, një shtet i vogël i Oqeanisë, kishin hedhur poshtë bordit, 20 kilometra nga porti në mënyrë që të mund t’i merrnin lehtësisht shkruan BW. Porti i Xhoja Tauros është përdorur shpesh nga mafia kalabreze, Ndrangheta, për importimin e drogës së ardhur nga Amerika Latine./a.m.