Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmi Limaj ka thënë se sot janë në një seancë të jashtëzakonshme duke thënë me një seancë tepër të vonuar e cila do ishte dashur të bëhet vite më parë.
Ai ka thënë se të mbahet një seancë e tillë më se paku ose hiq nuk i ndihmon askujt.
“Këtë seancë e shikojnë edhe ata që për çka është thirrur dhe familjarët dhe qindra qytetarë me shpresën mos po del diçka nga kjo seancë. Sot po e bëjmë një gabim të gjithë në sallë e din që kjo seancë veç sa i dëmton njerëzit për të cilët është thirrur.
A e din sot për çka po flasim ne po flasim pa vendimit të apelit”, ka thënë Limaj. Sipas tij, një pjesë e deputetëve janë në Kuvend vetëm të dalin të flasin dhe duke përpjekur që të fitojnë vota. Limaj ka thënë se shteti nuk ka bërë asnjë mbrojtje për interesin publik, citohet “ZËRI”. (b.an)