Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinjo është akuzuar për sjellje të këqija pasi kritikoi gjyqtarin Anthony Taylor, para ndeshjes me Liverpoolin.
Në konferencën për media para ndeshjes, Mourinho kishte thënë se gjyqtari Taylor do ta kishte të vështirë që të performojë mirë, ndërsa pas ndeshjes ai e lavdëroi gjyqtarin.
Komentet e fundit nuk i kanë ndihmuar portugezit që të shpëtojë nga akuzat e Federatës së Futbollit të Anglisë.
“Jose Mourinho është akuzuar për sjellje të këqija për shkak të komenteve që ka bërë ai ndaj gjyqtarit të ndeshjes, para lojës Liverpool v Manchester Unitedit”, thuhet në komunikatën e FA-së.
“Me këto komente ai ka thyer rregullin E3 (1)”, thuhej më tej. “Mourinho ka kohë që deri të hënën, 31 tetor 2016, t’i përgjigjet akuzave”, citohet Koha. (b.an)