Kryeministri Edi Rama do të pritet në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, më 28 nëntor, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Gjermani ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Klan Kosova mëson se Merkel me këtë rast do t’i kumtojë edhe lajmin Ramës se BE e fton Shqipërinë për të hapur negociatat për anëtarësim në bllok.
Klankosova/d.i.