Dhjetëra qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të grupimit “Aleanca Qytetare për Vlorën”, kanë protestuar sot përpara Bashkisë së këtij qyteti, kundër koncesionit të parkimeve me pagesë.
Qytetarët u konfrontuan dhe me policinë, pasi tentuan të futen në ambientet e Këshillit Bashkiak, ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja e radhës.
Protestuesit u shprehën kundër dhënies me koncesion të parkingjeve te kompania “Tiss Park”, pasi sipas tyre, kjo kompani ka demonstruar sjellje arbitrare duke vendosur gjoba të shumta e deri në bllokime automjetesh.
Sipas “Aleancës Qytetare për Vlorën”, për këtë koncesion ka paqartësi në faktin se kushtet e përfitimit janë në shërbim të kompanisë dhe jo qytetit. Protestuesit akuzuan koncesionarin se ka dëmtuar edhe turizmin në Vlorë, duke çuar në largimin e mjaft turistëve.
Shqiptarja/d.i.