Një udhëheqës i lartë i Al Kaidës ka qenë në shënjestër të një sulmi të telekomanduar të SHBA-së, në lindje të Afganistanit.
Farouq al-Qahtani, lider i grupit në zonë, besohet se është vrarë të dielën, thanë zyrtarë të ushtrisë amerikane, në kushte anonimiteti.
Sulmi në provincën Kunar nuk është konfirmuar publikisht dhe rezultatet janë ende duke u vlerësuar.
Al-Qahtani, shtetas i Katarit, ka qenë në listën e SHBA-së me terroristët më të kërkuar. Ai është akuzuar për përfshirje në disa komplote në Evropë dhe në SHBA.
Autoritetet afgane kanë thënë se 15 kryengritës janë vrarë në sulmin e së dielës. (b.an)