Garda Revolucionare e Iranit zbuloi një dron të ri, që mund të përdoret edhe për sulme kamikaze, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.
Pajisjet, që kanë një rreze prej 1 000 kilometrash dhe një kohë maksimale fluturimi prej katër orësh, mund të godasin luftanijet e armikut si drone vetëvrasës dhe t’i shkatërroj ato.Ka pasur konfrontime të fundit në Gji mes marinës amerikane dhe luftanijeve iraniane.
Uashingtoni tha se “anijet e tij ishin në ujërat ndërkombëtare”, ndërsa Teherani nga ana tjetër deklaroi se “marina amerikane ishte në ujërat iraniane dhe për këtë arsye kishte shkelur integritetin territorial”, transmeton Atsh.
Muajin e kaluar, Pentagoni njoftoi se “varka të shpejta sulmi, që i përkasin Gardës Revolucionare të Iranit, iu afruan USS Firebolt, një anije amerikane patrulluese bregdetare, që ndodhej në ujërat e Gjirit”. (b.an)