Të fiksuarit pas të ngrënurit “shëndetshëm” të cilët dokumentojnë çdo kafshatë që kalon në buzët e tyrë në Instagram, mund të japin përshtypjen që hanë më mirë se ju.
Çdo ushqim i tyre duket në mënyrë perfekte i padëmshëm – por çfarë ndodh nëse dieta e tejkalon kufirin ? Midis fiksimit për të ngrënë shëndetshëm dhe çrregullimeve të ushqyerjes ekziston një ndarje shumë e hollë.
Një fiksim i pashëndetshëm me pastrimin e dietës tuaj njihet ndryshe si otoreksia nervosa- që do të thotë fiksim i ngrënies në mënyrë të drejtë.
Por ekziston një rrezik për probleme shëndetësore nëse jeni shumë striktë me ushqimet tuaj, duke hequr lëndët e rëndësishme ushqyerse, shkruan oranews.
Psikologu klinik Bryony Bamford, nga Qendra për Çrregullimet Ushqyese dhe Imazhit të Trupit në Londër, ka listuar për revistën Ëomen’s Health, gjashtë pyetje që nëse i përgjigjeni me po, mund të jeni të ekspozuar ndaj çrregullimeve të ushqyerjes.
1-Keni rregulla të rrepta për ushqimet?
2-A ndikojnë rregullat në humorin tuaj?
3-A e dallojnë njerëzit afër jush ektremitetin tuaj?
4-I kategorizoni ushqimet sit ë mira dhe të këqija?
5-A ju dikton ushqimi çfarë bëni socialisht?
/a.k