Kryeministri Edi Rama u ka dërguar indirekt një mesazh gjyqtarëve që mund të kenë festuar për ngrirjen e Ligjit të Vettingut nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Rama ka bërë vetëm një koment shumë të shkurtër, në përgjigje të një komenti në faqen e tij në Facebook.
I pyetur nga komentuesi se çfarë do të bëjë kryeministri tani, pas vendimit që “hodhi poshtë gjithë atë mund që u bë për dy vjet”, Rama është përgjigjur: “Nuk kanë ku të shkojnë, jooo”.
Komunikimi në Facebook:
Pyetja: Çfarë do të bëni tani, kur Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë të gjithë atë mund që u bë për 2 vjet që ka kushtuar miliona dollar në kurriz të popullit, por une jam i mendimit ata persona në komision të Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër Vettingut, ata persona të hetohen sepse ato me këtë vendim kane mbrojtur hajdutat që kanë rrjepur dhe ngatërruar Popullin Shqiptare për 25 vite për vendimet e gabuara që ata kanë bërë me qëllim, që do të thotë e kanë futur Popullin Shqiptar ne hasmëri të përjetshme.
Edi Rama: Nuk kanë ku shkojnë jooo
d.i.