Pas një periudhe tepër të vështirë dhe me dëmtime, duket se ka ardhur momenti që Arlind Ajeti të tregojë veten në fushën e lojës.
Mbrojtësi shqiptar është grumbulluar nga trajner Sinisa Mihajlovic për sfidën e radhës që Torino do të luajë në “San Siro” kundër Interit.
Ajeti pritet të luajë nga fillimi pasi që edhe mbrojtësi tjetër Leandro Castan nuk është i gatshëm.
Pas shumë vështirësive të kaluara, duket se tani Ajeti ka mundësinë e tij për të treguar se e meriton një vend në formacionin e Torinos që këtë sezon është duke shkëlqyer. /a.m.