Menaxheri i Chelsea-t, Antonio Conte, ka insistuar se gjithmonë ka respektuar kundërshtarët e tij derisa ka komentuar bisedat me Jose Mourinhon e Manchester Unitedit.
Jose Mourinho nuk ishte i kënaqur me sjelljet e Contes teksa italiani festoi edhe golin e katërt në fitoren 4 me 0 në Stamford Bridge.
Italiani 47-vjeçar ka thënë se na natyra është i pasionuar, por asnjëherë nuk ka shfaqur mosrespekt ndaj rivalëve.
“Unë kam histori në të cilën mund të shihni sjelljen time si trajner – unë jam njeri pasionant”, ka thënë Conte.
“Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe unë gjithmonë dua të qëndroj afër lojtarëve të mi”.
“Gjithmonë kam treguar respekt për kundërshtarin, ekipet tjera dhe klubet tjera. Historia ime flet për mua”, përgatiti Koha. (b.an)