Kriza e emigrantëve, ka rritur nga ana tjetër dhe kërkesën e Shqiptarëve për azil, kryesisht drejt Gjermanisë. Kjo temë u bë objekt debatesh e qëndrimesh të ndryshme në Komisionin parlamentar të Jashtëm, gjatë ditës së stome.
Kanë qenë përfaqësuesit e opozitës në Komision, ata të cilët kanë shprehën shqetësimin se edhe këtë vit ka një trend rritës të shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë me synim marrjen e statusit të azilantit.
Por ky pretendim është hedhur poshtë nga kryetarja e Komisionit Arta Dade e cila, duke iu referuar raporteve të institucioneve të Bashkimit Europian, tha se ka një rënie drastike të shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë, dhe se tashmë po zhvillohet një proces për rikthimin e atyre që kanë emigruar.
Gjatë vitit 2015, rezulton se rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian./shqip/a.k