Një 36-vjeçar brazilian është liruar nga një pengmarrje rreth 20-vjeçare në shtëpinë e babait të tij. Ngjarja tronditëse është zbuluar në Brazil, në verilindje të Sao Paolos.
36-vjeçari u zhduk 20 vjet më parë, por babai dhe njerka e tij insistonin se ai ishte zhvendosur në një shtet tjetër dhe po jetonte mirë.
Por Policia e zbuloi rastësisht djalin teksa po kërkonte disa trafikantë droge. Ai dyshohet se është mbajtur për 20 vjet në një dhomë të errët nga babai dhe njerka. Nuk dihen ende motivet, por policia ka nisur hetimet/panorama/a.k