Hiri i katolikëve të cilët kërkojnë krematorizim, respektivisht djegien e kufomës së tyre pas vdekjes, nuk mund të mbahet në shtëpi, të derdhet apo të shpërndahet në mesin e anëtarëve të familjes, ka njoftuar Vatikani përmes një udhëzuesi të ri.
Udhëzuesi dyfaqësh i Departamentit të Vatikanit për Doktrinë, ka thënë se hiri i të vdekurve duhet patjetër të ruhet në vend të shenjtë, siç janë varrezat, transmeton Express.
Po ashtu, ka thënë se Kisha Katolike Romake ende e preferon varrimin e kufomës para krematorizimit.
Në vitin 1963, Vatikani lejoji krematorizmin, por gjithmonë është shprehur i pakënaqur me këtë praktikë, citohet “Express”. (b.an)