Kryetari i komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese, Eduard Shalsi ka deklaruar se ligji i mbetjeve duhet të shihet si “një fitore”, duke qenë se menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë mbetet ende problem.
“Menaxhimi i mbetjeve vijon të mbetet një problem madhor në vendin tonë. Sfida jonë do të jetë pastrimi i Shqipërisë nga plehrat dhe në këtë drejtim do të hapim një kapitull të ri”, ka deklaruar Shalsi.
Deputeti socialist ka thënë se, mazhoranca ka qenë e hapur për çdo lloj ideje që mund të përmirësonte iniciativën e saj dhe ka shtuar se, mungesa e dakordësisë ekziston vetëm me një pjesë të shoqërisë civile.
Gjithësesi, “jemi të hapur të diskutojmë për nivelet e kuotave. Aktualisht po shohim me vëmendje mundësinë e heqjes së taksave për mbetjet që hyjnë në Shqipëri”, ka vijuar Shalsi.
Ai u ka bërë thirrje bashkive që të përshpejtojnë politikat e ndarjes së mbetjeve në burim./tch/a.k