Data 7 nëntor është afati i fundit ku çdo gjyqtar e prokuror duhet të depozitojnë formularët për rivlersimin e pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë në kuadër të “Vettingut”. Kur kanë mbetur edhe 13 ditë nga ky afat më pak se 50 e subjeketeve e kanë kryer këtë proces dhe mes tyre që ende nuk kanë depozituar deklaratën janë gjyqtarët kushtetues, të lartë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.
Kur kanë mbetur dhe 13 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar për dorëzimin e dokumentave për justifikimin e pasurisë në kuadër të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve njohur si “Vettingu” pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive këtë proces e kanë kryer deri më tani jo më shumë se 400 nga 800 prokurorë e gjyqtarë në të gjithë vendin.
Report Tv është ndalur këtë të martë pranë ILDKPI ku prej orëve të para të mëngjesit prokuror e gjyqtar paraqiten për të depozituar dokumentacionin justifikues. Ndër personat që ende nuk kanë depozituar personalisht sipas procedurës dokumentacionin e justifikimin e pasurisë rezultojnë kryeprokurori Adritaik Lllalla dhe gjyqtarët të gjykatës kushtetuese asaj të lartë dhe shumë gjyqtar e prokuror nga rrethet. Referuar nenit 24 të ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ata kanë 30 ditë afat që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
(Neni 24)
Por si dorëzohen dokumentat?
Çdo subjekt i këtij ligji paraqitet personalisht pranë protokollit të ILDKPI dhe siç shihni nga pamjet teksa një prej prokurorëve depoziton materialet ai duhet të jetë personalisht i pranishëm dhe midis subjektit dhe protokollit mbahet një akt për numrin e fletëve dhe dokumentacionin e depozituar.
ma.me