Merr fund odiseja e liderit boshnjak. Komandanti i luftës së myslimanëve në Srebrenicë, Naser Oriç, është ekstraduar sot në Sarajevë. Oriçin, siç transmeton portali Klix.ba e përcjell kp, e ka marrë policia e Bosnjës dhe Hercegovinës ku më pas do t’i dorëzohet Prokurorisë së Bosnjës që kundër tij po bën hetime për vepra penale për krime lufte.
Nuk është e ditur nëse Oriç është dërguar në paraburgim. Ai është arrestuar më 10 qershor në Gjenevë me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte të bëra gjatë luftës në Bosnjë.