Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi ka thënë se trajneri portugez Jose Mourinho dëshiron luftë e jo futboll kur gjërat nuk shkojnë në të mirë të tij.
Pas humbjes prej 4 me 0 ndaj Chelseat trajnerit i Manchester Unitedit, Jose Mourinho kishte kritikuar trajnerin e klubit londinez, Antonio Conte për poshtërimin që i bëri Unitedit duke nxitur tifozët edhe përkundër që ishte 4 me 0 duke udhëhequr, transmeton Koha.net.
Mourinho është në “luftë” edhe me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, kurse nuk kishte kursyer as trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp pas barazimit prej 0-0.
“Ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mourinhon, ai dëshiron luftë e jo futboll. Ashtu ishte edhe te Real Madridi, dhe shpresoj se nuk do ta bëjë këtë edhe në Angli”, ka thënë Xavi për Mirror, cituar nga Koha. (b.an)