Policia italiane ka sekuestruar 700 kg kanabis në brigjet e Barit në një skaf që vinte nga Shqipëria.
Mediat italiane raportojnë se gjatë mesnatës së djeshme në radarin e policisë italiane ishte shfaqur një mjet lundrues që ishte ndaluar në zonën Torre a Mare. Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur gomonen e mbushur me drogë. Lënda narkotike kapte vlerën e 5 milionë eurove në treg.
Në pranga është vendosur edhe një skafist italian i njohur, i ndaluar disa herë nga policia italiane për trafik droge. Skafisti i arrestuar është Renato Colasuonno, 64 vjeç.
Ai ka rrëfyer për autoritetet italiane se lëndën narkotike e kishte marrë në Shqipëri, ndërsa policia ka gjetur edhe makinën ku italiani do ta ngarkonte kanabisin.
BW/d.i.