Një 56-vjeçare u procedua penalisht nga policia e Tiranës pasi kanosi me jetë një grua 50-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në “Rrugën e kavajës” ndërkohë e proceduara është shtetasja me inicialet V.V.
“Më datë 23.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.V, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 22.10.2016, në rrugën e “Kavajës”, ka kanosur me jetë shtetasen S.V, vjeç 50, banuese në Tiranë, dhe i ka dëmtuar gomat e mjetit. Nenet 84 dhe 150 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.