Edhe dita e nesërme, do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.
Po ashtu edhe pasditja, do të dominohet nga kthjellime në të githë ultësirën perëndimore duke lënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 27 grade celcius. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.
Europa
Prezenca e një qendre e presionit të ulët atmosferik në jugperëndim të Europës do të ndikojë kushte të paqëndrueshme të motit në gadishullin Iberik duke bërë që shirat të jenë dominuese, herë pas here edhe intensive. Po ashtu me vranësira dhe shira do të vijojë situata e motit për vendet e Balltikut, Alpet e Europës si edhe vendet Nordike të cilat do të ketë edhe reshje dëbore.
Ndërsa, moti i kthjellët do të dominojë për pellgun e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit si edhe në pjesën më të madhe të kontinenti Europian/noa/a.k