Mazhoranca po përgatit tre ndryshime në ligjin për importin e Mbetjeve. Ndryshimet ligjore mesohet se do të prekin nenin për rolin e Shoqërisë Civile, atë për kuotën kufizuese për kompanitë e riciklimit për sasinë e importeve si dhe nenin për detyrimin e bashkive për të ndarë mbetjet që në burim.
Sipas burimeve, në ligj do të parashikohen fonde për Shoqërinë Civile për të ndjekur monitorimin e importit. Ndryshimet vijnë pas protestave të Shoqërisë Civile dhe kthimit të dekretit nga Presidenti Nishani. Ndërkohë, gjatë dkësaj të hëne, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar takime me shoqatën e ricikluesve të mbetjeve.
ma.me