Parku i liqenit të Farkës do të jetë një destinacion i ri argëtimi për qytetarët e Tiranës në fundjavë. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e punimeve të rrugës që lidh Farkën me shëtitoren e liqenit, duke krijuar më shumë mundësi lëvizje jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe të apasionuarit pas sporteve ujore.
“Ndonëse Tirana është zmadhuar, vëmendja e bashkisë për periferinë nuk ka humbur. Është e rëndësishme ta ruajmë këtë balancë, pasi Tirana nuk është vetëm sheshi “Skënderbej”, por ajo që është më e rëndësishme është që Tirana është e gjithë hapësira e re e shtuar, ku Farka është një parajsë në tokë, është një vend i bekuar, është shumë pranë natyrës, shumë afër qendrës, ka disa nga zonat rezidenciale më të lakmuara në kryeqytet”, tha Veliaj.
z. Veliaj tha se po punohet që e gjithë kjo zonë të kthehet në një parkun e dytë urban të qytetit të Tiranës, si një hapësirë alternative për t’u frekuentuar nga qytetarët e Tiranës.
“Parku i Liqenit Artificial të Tiranës ka pasur disa investime shumë të mira. Kjo ka bërë që të frekuentohet akoma më shumë dhe na ka rritur fluksin e qytetarëve, ndaj ambicja jonë është që parku i dytë i Tiranës të jetë ai i Liqenit të Farkës. Do të mbjellim këtu disa nga pemët të cilat me kujdes, me një makineri të posaçme, po zhvendosen me gjithë rrënjë nga sheshi “Skënderbej””, u shpreh Veliaj. Ai përmendi
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se zona e Farkës do jetë edhe një përfitueset më të mëdha të projekteve nga buxheti i vitit 2017, pasi është edhe një nga zonat më të rregullta sa i përket pagesës së taksave dhe tarifave vendore.
ma.me