Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi u kapën me drogë dhe akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Kristal Malaj, 23 vjeç dhe Elzen Aliaj, 26 vjeç, të dy të prangosur në Raguza.
Sipas policisë ata ishin në një automjet, kur policia i bëri shenjë të ndalonin dhe kërkoi të bënte kontroll.Nga kontrolli u gjet kokainë në doza të vogla dhe euro që dyshohet të ishin marrë nga shpërndarja e drogës. MA.ME